Pas rikthimit të Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar edhe tensionet brenda familjes mbretërore britanike.
Kthimi i tyre ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin britanik. Sipas një sondazhi të YouGov, 33% e britanikëve nuk e miratojnë kthimin e dyshes së Sussex, 21% e mbështesin, ndërsa 45% kanë shprehur dyshimet e tyre. Sondazhi u zhvillua më 20 gusht, me pjesëmarrjen e 5,810 të rriturve britanikë.
Meqë Duka dhe Dukesha e Sussex nuk janë më anëtarë aktivë të familjes mbretërore pas tërheqjes së tyre nga detyrat zyrtare në vitin 2020, nuk pritet që atyre t’u jepet një rezidencë mbretërore apo të kryejnë detyra publike.
Pavarësisht takimeve me të atin Mbretin Charles III dhe vëllain Princin William marrëdhëniet mes tyre janë konsiderohen ende të tensionuara edhe pse kthimi i tyre mund të shërbente si një moment ribashkimi për familjen.





