45-vjeçare shqiptare, Surije Salaj humbi jetën në një aksident rrugor në Itali. Ajo udhëtonte në makinë Lancia Y së bashku me djalin e saj 13-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Makina e tyre është përplasur me një tjetër automjet, tip Fiat Idea, që po udhëtonte në kah të kundërt,. Sipas hetimeve paraprake, shqiptarja ka humbur kontrollin e drejtimit të makinës.
Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të gruas shqiptare.





