Një 30 vjeçare nga Vlora ka kërcënuar një shtetas italian, që jeton dhe punon në Shqipëri.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku M.M., 30 vjeçe, banuese në fshatin Nartë, i ka zënë “pritë” italianit.
Nga denoncimi i bërë nga shtetasi italian L.M., 45 vjeç, vajza e ka kërcënuar me fjalë atë, pasi mendohet që ai e ka pushuar nga puna.
Policia e Vlorës ka referuar materialet pranë Prokurorisë së rrethit Vlorë për 30 vjeçaren, e cila akuzohet për “Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë”.





