Një shqiptar 38 vjeçar, i kërkuar prej dy vitesh për trafik droge, është arrestuar sot nga policia italiane. Bëhet fjalë për Fatbardh Demaj, i cili rezulton i dënuar që prej korrikut të vitit 2014.
Demaj iu arratis policisë, ndërsa ndodhej në arrest shtëpie në dhjetor të vitit 2013. Ai bëri një “gabim” pasi vendndodhja e tij u zbulua nga policia, falë sistemit të alarmit për njerëzit që kanë probleme me drejtësinë dhe që bëjnë rezervime në hotele.
38-vjeçari kishte rezervuar një dhomë në një hotel në Altopascio, në Firence, ku edhe u arrestua.
Shqiptarit do t’i duhet të vuajë në burg tashmë dënimin prej shtatë vite e një muaj burg.





