Histori e çuditshme ajo që vjen nga Anglia, ku një futbollist francez, Zheremi Helan, ka vendosur të lërë futbollin, për shkak se dëshiron të përqendrohet te feja e tij. Bëhet fjalë për një futbollist 24-vjeçar, me një karrierë të respektueshme, sepse ka luajtur me Francën U19 dhe Mançester Sitin, para se të kalonte te Shefild Uensdi pak vite më parë.

Titullar fiks te Uensdi, Heland nuk ka debutuar ende në sezonin e ri dhe tashmë u ka komunikuar drejtuesve që kërkon të prishë kontratën, pasi kërkon të përqendrohet te feja dhe kërkon të shkojë në Arabinë Saudite, duke mos i mjaftuar koha që kalon në xhami në Shefild.

I krahasuar me Patris Evranë para pak vitesh, Helan ka habitur të gjithë, pasi ashtu si ai, ka shumë futbollistë që shkojnë rregullisht në xhami, por askush nuk e ka parë futbollin si pengesë për besimin e vet.