Një 53-vjeçar nga Durrësi është shpallur në kërkim nga Policia, pasi dyshohet se ka përdhunuar një shtetase ukrainase.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur njw ditw mw parw nw shtwpinw e 53 vjeçarit nga qyteti bregdetar.

Mwsohet se SH.G, 53 vjeç ka ftuar në banesën e tij shtetasen ukrainase O.L. 33 vjeçe dhe më pas e ka përdhunuar.

Kjo e fundit ka bërë kallëzim në polici ditën e sotme, ndërsa shqiptari është zhdukur dhe është shpallur në kërkim.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 20.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh.G, vjeç 53, banues në Durrës, pasi dyshohet se, ka ftuar në banesën e tij shtetasen O.L, vjeç 33, banuese në Ukrainë, dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë.