Lorik Cana është përfolur gjatë orëve të fundit për një kalim të mundshëm te skuadra e Pescarës, në Seria A, ku luajnë edhe dy shqiptarë të tjerë, Ledian Memushaj (kapiten) dhe Rey Manaj, që të dy pjesë e kombëtares kuqezi. Gazeta më e madhe sportive në Itali, “La Gazzeta Dello Sport”, raportoi se ish-kapiteni i Shqipërisë ka nisur kontaktet me klubin në fjalë, por vetë 32-vjeçari ka hedhur poshtë gjithçka, duke deklaruar: “Nuk kam pasur asnjë kontakt me Pescarën. Këto informacione i kam dëgjuar nga mediat dhe dua të theksoj se asgjë nuk është e vërtetë. I mohoj këto zëra të përhapur”. Në fakt, Loriku po bën një pushim, për t’i dhënë mundësinë trupit, siç ka thënë vetë, të rikuperohet. Po ashtu, ai ka nisur kursin për trajner, që organizohen nga FSHF-ja. Ai ka përpara vetes mundësinë t’i bashkohet cilësdo skuadër, në cilëndo kohë, sepse është lojtarë i lirë, jashtë kontrate.
Cana përgënjeshtron zërat për një kalim te Pescara
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Vajzat zbresin në rërë, Beach Volley sjell spektaklin në Durrës më 3-4 shtator
E rëndë në Greqi: 29-vjeçari përplas me makinë partneren pas një konflikti
Veliaj pranon dorëheqjet e Anuela Ristanit, Sekretares së Përgjithshme Hoxha dhe shefes së Kabinetit Beshku
Hetimet mbi arbitrat, Gianluca Rocchi thyen heshtjen: Nuk kam pasur kurrë raporte me drejtuesit e Interit





