Këngëtari Noizy, është i njohur nga të gjithë si një person impulsiv e luftarak. Disa ditë më parë ai ishte në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të përballjes mes dy grupeve muzikore rivale OTR dhe Babastars. Rigels Rajku po ashtu ka deklaruar disa herë se ai është marrë edhe me street fights (luftime në rrugë).

Pra, imazhin e tij e lidhim me një person të fortë me vështrim prej të egri.

Por reperi i njohur shqiptar ka publikuar një foto, ku kishte vëtëm 2 vjeç. Një vogëlush i brishtë, i ëmbël dhe me flokë të derdhura, me tipare të dallueshme, siç i ka edhe sot, sy të mëdhenj e buzë të trasha.