Shumica prej nesh e konsumon këtë frut ekzotik, por ajo që ka përjetuar një familje britanike me bananet e blera në supermarket i ngjan një filmi horror.

Ashley Gamble, 28 vjeç, së bashku me gruan dhe dy vogëlushet e tyre është detyruar të braktisë shtëpinë, pasi nga bananet e blera në një supermarket ka dalë papritmas një koloni merimangash shumë helmuese.

Pickimi i tyre është në gjendje të të vrasë për dy orë, ndërsa helmi i tyre shkakton një ereksion që zgjat deri në 4 orë.

Shtëpia e 28 vjeçarit është pushtuar nga merimangat dhe ai është zhvendosur tek prindërit. Ka tentuar të bjerë dakort me supermarketin për të bërë dizinfektimin, por drejtuesit e tij i kanë thënë që do t’i rimbursonin çmimin e bananave të blera.

Kur rasti u bë mediatik, supermarket Asda reagoi zyrtarisht duke thënë se kërkonte falje për çfarë i kishte ndodhur familjes Gamble dhe siguronte të gjithë konsumatorët se bananet i nënshtrohen një kontrolli shumë të rreptë. Gjithsesi supermarketi ka hapur një hetim për ngjarjen e pakëndshme.