Një trup i pajetë i moshës 35- 40 vjeç është gjetur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Ura e kanalit të Gjormit” në segmentin rrugor Fushë Krujë-Milot. Kufoma që i përket seksit mashkull mësohet se është aksidentuar 4 ditë më parë, më 17 shtator, në orën 21:45.

Sipas policisë kufoma ka strukturë të rregullt trupore, me gjatësi rreth 180 cm, si dhe peshë trupore 120 kg. Kufoma në fjalë mbante veshur një xhakovento ngjyrë gri, poshtë saj një triko pambuku ngjyrë gri, si dhe një palë tuta pambuku ngjyrë blu.

Ndërkohë, policia disponon disa fotografi të personit të aksidentuar, të cilat mund të vihen në dispozicion të personave të interesuar që mund të kontribuojnë për identifikimin e tij. Për çdo të dhënë në lidhje me identifikimin e tij, policia ka vënë në dispozicion numrin e celularit: 0694103149, ku qytetarët mund të kontaktojnë.