Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet, ku sërish një i ri ka mbetur i vdekur pas një konflikti me një tjetër të ri.

Krimi ka ndodhur këtë mëngjes në një lokal në fshatin Llallë të Gramshit, ku viktimë mbeti shtetasi Ardian Mesiti, 29 vjeç. Sipas të dhënave policore, ai është qëlluar me thikë.

Burimet zyrtare pohojnë se autori është shtetasi Arlind Llalla, i cili është arrestuar pak pas ngjarjes.

Sipas policisë, shkak i këtij krimi është bërë një sherr mes dy personave në lokal për motive të dobëta.

Policia ka nisur ndërkohë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.