Policia e Fierit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar për shfrytëzim prostitucioni.

Në pranga ka rënë Albano Alimadhi, 29 vjeç, banues në Fier.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata Italiane e qytetit të Bergamos ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.