Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur arrestimin e një durrsaku të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, rrëmbim e vjedhje.
Bëhet fjalë për shtetasin Lulzim Rubjeka, 37 vjeç, banues në Xhafzotaj, arrestimi i të cilit është i përkohshëm, pasi u bë për llogari të drejtësisë italiane.
Rubjeka është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë 15.09.2016, pasi Gjykata e Tranit në Itali, ka dërguar urdhrin e arrestit Nr. 2929// RGNR, datë.16.09.1999 , e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Vrasje”, “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe “Rrëmbimi i personit”, parashikuar sipas Kodit Penal Italian.
Sipas informacioneve zyrtare, mësohet se maksimumi i dënimit për të arrestuarin është deri në 30 vjet burg.





