Për tre orë me radhë është bllokuar qyteti Nicotera në Itali, pasi Antonio Gallone, nipi i njërit prej drejtuesve të organizatës kriminale “Ndragheta”, ka zbritur me helikopter nusen e tij për të zhvilluar ceremoninë martesore.
Mirëpo, bllokimi i qendrës së qytetit gjatë orëve të pasdites nga nipi i bosit të mafias italiane, nuk është parë si gjest i mirë nga ana e organeve të rendit, të cilët kanë nisur hetimet.
Bëhet e ditur se sheshi ka qenë i shtruar me tapet të kuq, kurse të ftuarit vinin me vetura super luksoze dhe të shtrenjta si “Ferrari” dhe “Maserati”. Ceremonia ka qenë madhështore, ku ka pasur qindra të ftuar.





