Një skuadër e tërë futbolli është grabitur dhe mbajtur peng për më tepër se dy orë. Ngjarja ka ndodhur në Venezuelë, ku lojtarëve dhe stafit teknik të Trujillanos, skuadër e serisë A në Venezuelë, do t’ju duhet kohë për të kaluar shokun që provuan pas dy orë e gjysmë terrori, ku mund t'ju kishte ndodhur edhe më e keqja. Gjithcka ka ndodhur natën mes të dielës dhe të hënës, kur skuadra u sulmua nga një grup i “komando” gjatë rrugës ndërsa ishte duke u kthyer nga transferta e kampionatit në Maturin kundër Monagas. 6 persona të maskuar me kapucë dhe të armatosur deri në dhëmbë sipas dëshmive të disa prej lojtarëve kanë mbajtur peng skuadrën para se të rrëmbenin gjithçka gjetën.Keqbërësit bllokuan autobuzin me të cilin udhëtonte skuadra dhe duke përfituar nga errësira detyruan shoferin të shkonte në një shteg të fshehur dhe të izuluar. Aty i zbritën të gjithë duke i kërcënuar dhe duke ju drejtuar armët. Sipas asaj që bën të ditur vetë klubi në profilin në Twitter, keqbërësit kërcnuan se do të hidhnin në erë autbousin në rast se aty do të kishte një GPS, apo ndonjë aparaturë tjetër të monitorimit në distancë. Makthi përfundoi pas dy orësh e gjysmë, koha e nevojshme për grabistësit që të merrnin me vete gjihcka gjetën, uniforma, materialet sportive si dhe sendet personale si makina fotografike, celularë, laptop e madje dhe disa veshje.
Venezuelë, rrëmbehet për dy orë një skuadër futbolli
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Trump: Armiqësitë me Iranin kanë përfunduar!
Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë
“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola debaton me Sarën për punët e fermës: Primare kam veten!
Gimbo zbulon detaje nga takimi i Selin me mamanë e tij: Çika është duke u bërë gati…





