Shumë është përfolur për skandalin e ndarjes dhe abortit të Kristela Gjokës dhe Agon Abdullahut.
Megjithatë, pavarësisht këtij fakti, duket se nga kjo histori ende ka detaje të pazbuluara të cilat vetëm po thellojnë historinë tronditëse.
Pasi Agoni zbuloi në rrjete sociale foto nga ultrazëri që tregonte ecurinë e shtatëzanisë deri në muajin e gjashtë, duket se ai nuk është ndalur …
Nga burime të sigurta mësohet se Noga ka arritur të zbulojë edhe vendin ku Kristela ka kryer abortin e vajzës.
Këngëtari i njohur për jetën e tij luksoze, pretendon se aborti është kryer në qendra shtetërore, respektivisht maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" dhe këtë ia kanë konfirmuar edhe mjekë brenda qendrës.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë skandali thellohet edhe më tej pasi legjislacioni shqiptar ndalon abortin në fazën e shtatëzanisë ku gjendej Kristela meqenëse, pasi pas tre muajsh, bebja në bark zhvillohet nga embrion në fetus.
Mbetet të shihet nëse kjo histori do të shkojë në gjyq, nëse pretendimet janë të vërteta, ligji është thyer në institucionet shtetërore dhe kjo përbën skandal në hallkat e sistemit shëndetësor. /Prive.al/





