Dy efektivë policie, një vajzë e një djalë, kanë shpëtuar një kotele orët e vona të natës në kryeqytet, dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka ngurruar që gjestin e tyre, fisnik siç shprehet ai vetë, ta publikojë për të gjithë nëpërmjet një videoje të montuar me imazhe.

Pavarësisht motit të keq, dy policët Arsela dhe Enea kanë kaluar disa minuta për të shpëtuar kotelen që kishte ngecur te pjesa e poshtme e një makine, pasi rrezikonte jetën.

Ministri i Brendshëm ka vlerësuar gjestin e tyre dhe njëkohësisht shprehet se ky është një motiv për ata që do i shajnë përsëri, siç ndodh çdo ditë, duke iu referuar këtu opozitës.

“2 policë patrulle, Arsela dhe Enea, dje natën shpëtuan këtë kotele në Tiranë. Gjest fisnik për policinë që duam, faleminderit! Motiv perfekt për ata që do na shajnë përsëri, si çdo ditë”, shkruan Tahiri.