Aktori i famshëm Jim Carrey po përballet me një padi shumë të rëndë, atë që e cilëson përgjegjës për vdekjen e ish-të dashurës së tij.
Mark Burton, ish-bashkëshorti i së ndjerës Cathriona Ëhite, e akuzon 54-vjeçarin se ka përdorur famën dhe pasurinë e tij “të pafundme”, për t’i siguruar asaj ilaçe në mënyrë të paligjshme.
30-vjeçarja vdiq si pasojë e një overdoze prej disa ilaçeve me recetë thuajse një vit më parë.
Sipas padisë, Carrey i ka siguruar asaj ilaçet nën emrin e rremë “Arthur King” dhe Burton, gjithashtu pretendon se aktori i ka dërguar Cathriona-s një mesazh të frikshëm vetëm një ditë para se të gjendej trupi i saj, në të cilin “tentonte të fshihte sjelljen e tij dhe përfshirjen në vdekjen e saj”.
Nga ana e aktori 54-vjeçar nuk ka pasur ende një reagim mbi këtë akuzë.





