Wang Sicong, djali i njeriut më të pasur në Kinë, Wang Jianlin, i ka blerë qenit të tij tetë iPhone 7, për t’i treguar botës se sa i pasur është.

Qeni, që mban emrin Coco, është bërë me tetë iPhone 7 nga pronari i tij i dashur, i cili është djali i vetëm i njeriut më të pasur të Kinës, që ka një pasuri prej rreth 30 miliardë eurosh, thuhet sipas mediave të huaja

Fotografitë e qenit me celularët kanë shpërthyer në rrjetet sociale kineze, që shfaqin qenin duke qëndruar afër celularëve më të rinj të Apple-t.