Xhanluixhi Bufon, në moshën 43-vjeçare fitoi mbrëmjen e djeshme trofeun e fundit me Juventus teksa bardhezinjtë triumfuan në finalen e Kupës së Italisë me rezultatin 1-2 ndaj Atalantës.

Gardiani ka lajmëruar se në fund të sezonit do ta mbyllë për herë të dytë historinë me bardhezinjtë, ndërsa është i gatshëm të vazhdojë karrierë. Pas ndeshjes së mbrëmshme, Bufon theksoi se ka marrë ofertë, teksa shtoi se do të ndjekë atë që e bën të ëndërroj.

“Sinqerisht në këtë periudhë kam pasur shumë kontakte, jam surprizuar nga ofertat. Do të zgjedh atë që më duket më emocionuese dhe do të ndjek atë që është më i çmendur se unë.

Së fundmi, kam folur me një agjent nga një kompani që në terma çmendurie apo ambicie, ma kalon edhe mua. Kjo më pëlqen.Jam i lumtur kur ëndërroj dhe e mbush veten me horizonte të reja.

Ndoshta nuk do të fitoj asgjë, por nuk më intereson. Dua të udhëtoj dhe luftoj ms shumë se të fitoj. Dua ta shtyj veten edhe më shumë drejt limiteve, mund të mendoj edhe të tërhiqem sepse jam një njeri i përmbushur.

Por, nëse dikush më i çmendur se unë më telefonon dhe më bën të imagjinoj diçka madhështore, atëherë do ta ndjek sepse kjo është jeta”, u shpreh Bufon.