Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot Kurban Bajramin.

Kurban Bajrami është dita që lidhet me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim dhe në këtë ditë besimtarët myslimanë flijojnë edhe një kafshë.

Krerët e besimit mysliman kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve. Edhe kryetari i komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, uroi të gjithë besimtarët një ditë më parë për këtë ditë të shënuar, dhe tha se lutjet janë për të gjithë bashkëkombësit për të rritur mirëkuptimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.