Qendrat e votimit në Dibër nisën të mbyllen në orën 19:00 dhe sipas të dhënave paraprake të siguruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 53 për qind e votuesve.

KQZ doli në një deklaratë për mediat pak pas orarit zyrtar të mbylljes së qendrave të votimit, ku njoftoi edhe pjesëmarrjen sipas QV-ve dhe gjininë. 

Sipas Komisionit, nga të dhënat e grumbulluara deri më tani kanë votuar 53 përqind e personave me të drejtë vote, nga të cilët pak më shumë se 30 për qind kanë qenë gra.

Procesi i numërimit pritet të fillojë rreth mesnatës dhe nëse zhvillohet pa shkëputje, zgjat rreth 4 orë.