Një nga kënaqësitë më të mëdha që shijon çdo qytetar i Durrësit në vendin e tij, është padyshim perëndimi i diellit.
Teksa dielli ikën për t’i lënë vendin natës, pamja e tij magjepsëse sikur bëhet njësh me detin e thellë blu, është një ilaç qetësues për sytë e shpirtin.
I magjishëm e i mrekullueshëm ka qenë edhe këtë mbrëmje perëndimi në bregdetin e Durrësit, por disi më i veçantë e spektakolar. Me një ngjyrë të fortë rrëzëllitëse, ai ka bërë për vete çdokënd që pati rastin ta shijonte në zonën e Golemit.
Operatori i “DurrësLajm” sjell këto foto me pamje fantastike për ndjekësit e saj. Shijojini!





