*Zysha në pension, nuk e ka ndërprerë asnjëherë aktivitetin sportiv 

Zyshë Lili ka disa vjet që ka dalë në pension, por trupin e saj do ta kenë zili edhe 30-vjeçaret që punojnë në pasarelat e modës.

Bashkë me motrën e saj moshatare, e takojmë në plazhin e Durrësit, ku prej së largu vërehet se zonjat kanë një konstrukt sportisteje. Për 33 vjet, zyshë Lili, banore e plazhit të Durrësit, u ka dhënë mësim nxënësve në ciklin e ulët, për një dekadë ka qenë në Greqi, e sërish në shkollë, por në jetën e saj nuk e ka ndërprerë asnjëherë aktivitetin sportiv.

Ushqehuni mirë me perime e fruta, vraponi në natyrë, notoni, dhe mos e ndërprisni aktivitetin fizik”, është kjo këshilla e zyshës.

Lili, për çdo ditë të vitit ecën bregut të detit së bashku me motrën për 90 minuta. Në verë noton shumë, ndërsa ushqehet shëndetshëm. Është gati 70-vjeçare, por me një fizik që nuk e kanë as 30-vjeçaret. Për mësuesen nuk ekziston as celuliti, dhe as mbipesha.

Ndjekim intervistën.

K.H.