Cristiano Ronaldos nuk i pëlqen të dalë shpesh para medias, por kur e bën nuk i vë fre gjuhës. Viktimë e fjalëve të sulmuesit portugez ishte ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili pak kohë më parë ishte shprehur se problemi Ronaldos lidhet me faktin që një tjetër futbollist është më i miri i historisë, duke iu referuar në këtë rast Lionel Messit.

31-vjecari ishte i drejtpërdrejtë kur u ngacmua nga gazetarët për këtë deklaratë të Xavit.“Unë jam lojtari më i kërkuar në internet. Ai që dëshiron të shfaqet në portale të ndryshme apo të reklamojë veten fillon e flet për mua. E ç’më intereson nëse Xavi më permend. Me sa di unë, ai luan në Katar, apo jo? Ka fituar gjithcka në karrierë por kurrë nuk është shpallur fitues i Topit të Artë.”

Një rikthim plot pompozitet për Ronaldon, të cilit i mjaftuan vetëm 6 minuta lojë në radhët e Realit për të shënuar golin e tij të parë në sfidën e parë në këtë sezon që pas dëmtimit që pësoi në finalen e Kampionatit Europian ndaj Francës.Vënia i tij në dispozicion të Zidane ishte një ogur i mirë për madrilenët, që kryesojnë të vetëm La Ligan pas plot 558 ditësh. Në fakt edhe në në javën e 10 të sezonit të kaluar Los Blancos ishin në krye, por e ndanin vendin e parë pikërisht me Barcelonën me nga 24 pikë, ndërsa i vetëm në krye të kampionatit Reali ka qenë për herë të fundit në javën e 25-të të sezonit 2014-2015. Në javën pasardhëse kryeqytetasit humbën në San Mames ndërsa blaugranat morën kryesimin për të mos e lëshuar më kreun.