Shqipëria në basketboll për meshkuj pësoi humbjen e radhës në fazën e grupeve të Eurobasket. Kuqezinjtë e koshit rezistuan vetëm gjatë pjesës së parë ndaj Gjeorgjisë në Asllan Rusi, duke u dorëzuar në fund me rezultatin 64-84. Edhe pse të besuarit e Kostandinides dhanë përshtypjen se do të thyenin mallkimin për të arritur fitoren e parë pas 7 vitesh, po nuk ndodhi kështu.
Takimi nisë vrullshëm për Shqipërinë me rezultatin fillestar 5-0, por në fund të periodës së parë gjeorgjianët arritën të rikuperonin diferencën madje të kalonin një pikë avantazh. Perioda e dytë ishte e ekulibruar por falë depërtimeve të Brodus pjesa e parë u mbyll në barazim 36-36. Pikërisht në momentet më delikate të përballjes Gjeorgjia falë eksperiencës së saj mori kryesimin për ta mbyllur periodën e tretë me plus 5 pikë.
Në periodën e katërt, kuqezinjtë u dorëzuan pa kushte. Gabimet në fazën sulmuese shoqëroheshin gjithmonë me gjuajtje të sakta për kundërshtarët me diferencën gjithë thellohej gjithnjë, derisa tabela elektronike me rënien e sirenës për përfundimin e ndeshjes shënonte 64-84. Në raundin e pestë të ndeshjeve në Grupe Shqipëria do të luajë në transfertë me Malin e Zi, skuadër që kryeson me pikë të plota Grupin F.





