Vetëm një biznesmen i fuqishëm dhe një politikan me vizion të gjerë si ai, do të merrte përsipër të organizonte një super-festë për mijëra ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Festa e premtuar e ditëlindjes së 65-të nga Behgjet Pacolli është bërë realitet. Ashtu siç e kishte njoftuar kohë më parë, Pacolli ka mbledhur ditën e shtunë me mijëra fansa në oborrin e vilës së tij në Hajavali, në një festë të çmendur me fishekzjarrë dhe plot adrenalinë. Ai i ka pritur miqtë e tij virtualë i shoqëruar nga bashkëshortja, Masha.
E ka quar “Facebook party”, dhe kjo është festa e parë e këtij lloji që një politikan shqiptar organizon në trojet shqiptare.
Vërtet një festë e çmendur dhe e paparë!
Kush është Behgjet Pacolli
Behgjet Isa Pacolli ka lindur më 30 gusht 1951 në Marevc, Prishtinë. Ai është biznesmen dhe politikan shqiptar nga Kosova, i cili ka qenë edhe President i Kosovës.
Ai është një sipërmarrës me emër dhe veprimtaria e tij është në nivel ndërkombëtar. Është president dhe Shef Ekzekutiv i “Mabetex Group”, kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër.
Përveç angazhimit të tij në sipërmarrjen e ndërtimit, Pacolli është angazhuar në politikë si kryetar i partisë së katërt më të madhe në Kosovë të quajtur AKR (Aleanca Kosova e Re).
Gjatë katër viteve të fundit ai ka qenë më i angazhuar në skenën e politikës kosovare. Thuhet që ai është shqiptari më i pasur në botë me shtetësi nga trojet shqiptare.





