Një ngjarje e rrallë ka ndodhur gjatë një ndeshjeje futbolli në Brazil. Menjëherë pasi njëri nga futbollistët shënoi gol, një qen u fut në fushën e lojës duke ndjekur autorin e golit.
Futbollistit iu desh të vraponte për t’i shpëtuar ndonjë kafshimi të mundshëm, duke krijuar një situatë vërtet komike.





