Skënderbeu doli mbrëmë me një deklaratë ku shpjegonte se korçarët nuk akuzohen për asnjë ndeshje të sezonit të shkuar, pasi në raport akuzat për tri ndeshjet e përfshira, janë për kundërshtarët, Teutën, Tiranën dhe Tërbunin.
Nisur nga kjo deklaratë, presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu ka reaguar:
“Nuk ka mundësi që Skënderbeu të bëjë një akuzë të tillë ndaj skuadrës sime. Nëse flasim flasim për ndeshjen që ka përfunduar 2-2, kujtoj që ka qenë e luftuar deri në fund dhe me shumë mundim kemi marrë atë pikë. Çfarë pretendojnë, mos u duket vetja Prokurori?! Nuk e di, por kjo është qesharake. Ka mundësi Takaj e ka mendjen në ndonjë vend tjetër dhe do që të bëjë shaka. Nuk ka shans të na akuzojnë ne. Ndoshta tani nuk dinë ku të kapen pas gjithë kësaj zhurme. Është diçka pa vlerë, akuza të kota, aq më shumë për një ndeshje që e kujtoj shumë mirë. Morëm një barazim të merituar, pasi luajtëm pastër, duke e ndalur Skënderbeun në Korçë. Si mund të manipuloj unë ndeshjen që ka dalë 2-2 në transfertë?! Çfarë janë këto budallallëqe”.





