Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së pandërprerë dhe zbatimit të plan-operacioneve për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë ditës së djeshme kanë goditur një tjetër rast ku kanë asgjësuar 12 300 bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Nikël, Cudhi, Cudhi Zall dhe Mali i Krujës, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 12 300 bimë kanabis.

Kultivuesit e tyre mbeten ende të panjohur, ndërkohë që forcat e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tyre.