Krimi Ekonomik në Policinë e Durrësit ka arrestuar një shtetas maqedonas dhe ka nisur procedimin penal ndaj një gruaje, po nga Maqedonia, pasi akuzohen se falsifikonin pasaporta dhe karta.
Konkretisht është ndaluar shtetasi Zore Lozanovski, 45 vjeç, dhe u referuan materialet hetimore për shtetasen Biliana Nancovska, 35 vjeçe, të dy banues në qytetin e Manastirit, Bitol, të cilët u kapa me letërnjoftime të rreme, duke u hequr si policë të Europolit.
Arrestimi i 45-vjeçarit maqedonas u bë mëngjesin e sotëm në lagjen Nr.13, (Plazh), teksa në momentin që është ndaluar nga Punonjësit e Policisë të Rendit Publik ka paraqitur dokumente të ngjashme si të Europolit.
Në vijim në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, uniformat blu i gjetën dhe i sekuestruan dy të ndaluarve 1 pasaportë diplomatike me mbishkrimin Knights of Malta dhe disa karta me mbishkrimet “Europolice Fedaration” (shih fotot).
Sipas policisë, këto dokumente dyshohen që të jenë të falsifikuara.
Sipas të shinave, Zore Lozanovski është person me precedentë penalë të mëparshëm po për të njëjtat vepra penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





