Një shtetas shqiptar është qëlluar fort me grusht në fytyrë, nga një ish- i dënuar. Si pasojë e goditjes 42- vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka rënë në koma. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Nju Jork, në 26 gusht në Midtaun të SHBA-ve.

Sipas mediave ndërkombëtare, 42-vjeçari Arbër Burnçaj është dërguar në spital, por të premten ka shfaqur komplikacione dhe ka rënë në koma. Nga të dhënat, mësohet se shqiptari, i cili pritet të bëhët baba në muajin shkurt, ka marrë dëmtime në kafkë, ndërsa është dashur një ndërhyrje kirurgjikale. Sakaq, policia pohoi se personi që goditi shqiptarin është Shu Riçi, 40 vjeç, i dënuar më parë për vrasje. Nga kamerat e sigurisë, duket se agresori nuk e njihte 42-vjeçarin, por nisi t’i fliste keq dhe më pas ta godiste.