TEUTA – TIRANA 0 – 0
TEUTA: Moçka, E. Hoxha, R. Hoxha, Shkalla, Kotobelli, Musta, Çyrbja, Hodo, Hila, Lamçja (Gripshi 61’), Magani (Raboshta 74’) Trajner: Ç. Bexhi
TIRANA: Lika, Kërçiku, Muça, Teqja, Hoxhallari, Taku, Karabeci, Daja, Nika, Vucaj (Ntsitsigui), Edeh Trajner: I. Daja
Arbitra: Lorenc Jemini, Denis Rexha, Gerand Qirici, Ilir Tartari
Teuta dhe Tirana detyrohen të ndajnë nga një pikë pas përballjes së tyre në stadiumin “Niko Dovana”, pasi asnjëri prej ekipeve nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Pjesa e parë-Një ndeshje që nis e luftuar, me Teutën më kërkuese në pjesën e parë të takimit, por Tirana ëshët e vendosur mirë dhe organizohet disa herë dhe del përpara, por pa rrezikshmërinë e duhur. Bardheblutë tentojnë të rrezikojnë nga distanca, por pa sukses. Durrsakët në krahun tjetër kërkojnë me ngulm golin dhe i afrohen shumë atij, por shtylla pingule e portës së mbrojtur nga Lika ia mohon golin Lamçes. Pjesa e dytë-Tirana është më kërkuese në fraksionin e dytë të lojës, teksa duket se ka marrë direktivat e duhura në dhomat e zhveshjes. Ritmi është i lartë, por gol nuk ka, edhe pse përpjekjet janë maksimale nga të dyja krahët, me Tiranën që paraqitet më mire dhe vetëm shtylla e ndal në fund.





