Pesë shtetas shqiptarë janë në vënë në pranga nga policia italiane në kuadër të operacionit “Life Style”, që u zbatua mëngjesin e sotëm, kundër trafikut të drogës në lokalet e natës e në ambientet e palestrave të këtij qytetit.

Policia e Riminit ka vënë nën hetim 18 persona, shtetas italianë, shqiptarë e marokienë. 15 nën urdhër arrest, 7 prej të cilëve në arrest shtëpiak e 3 me detyrim paraqitjeje.

Mediat italiane kanë bërë me dije se shqiptarët e arrestuar: Eris Hajdari, Denis Muca, Xhevdet e Erion Zaimi dhe Redia Gjuraj, të cilët furnizonin me kokainë grupin e italianëve që më pas e trafikonin nëpër lokalet e natës në rivierën e Riminit. Kokaina importohej drejtpërdrejtë nga Hollanda.

Lidhjet midis grupit të italianëve dhe shqitparëve i mbante shqiptari Denis Muça.

Hetimet e policisë italiane kanë dokumentuar episode të shumta të trafikimit të lëndëve narkotike kryesisht kokainë e të substancave farmaceutike ilegale nga ana e frekuentuesve të palestrave të Riminit.

Operacioni “Life Style” në bazë të së cilit u bë i mundur arrestimi dhe vënia në hetim e disa personave ka nisur një vit më parë pas arrestimit të një shtetasi marokien.

Falë përgjimeve telefonike e ambientale u bë e mundur zbardhja e një rrjeti trafikantësh droge e medikamentesh ilegale lidhur me ambientet e lokaleve të natës e të palestrave në rivierën e Riminit.

Përgjimet vërtetuan se të arrestuarit përdornin një gjuhë të kriptuar për të referuar sasinë apo vendodhjen e marrjes në dorëzim të drogës.

Gjithashtu ky grup kriminal trafikonte ilegalisht sasi të mëdha medikamente të ndaluara përmes bashkëpunimit me disa pika farmacie që shiteshin në ambientet e palestrave.
Në banesën e një prej të arrestuarve u gjetën konfeksione të substancave sostanze steroidi-anabolizante, si Ëinstrol Depot, Rexogin, Trembolone.

Gjatë këtij operacioni të Policisë së Riminit janë impenjuar mbi 100 trupa policie si dhe reparti i krimeve të qytetit të Bolonjës e Rexhio Emilias.