Një ofendim i ka mundësuar Mino Raiolas që të fitojë vlerësimin e Zlatan Ibrahimovic dhe që nga viti 2003 e deri më sot, bashkëpunimi mes super menaxherit dhe kampionit suedez ka prodhuar transferime në merkato me një vlerë prej rreth 155 milionë euro, para kalimit të Ibras, me kosto zero nga PSG drejt Manchester United, të kësaj vere. Në kohën e takimit të tyre të parë, në fakt Raiola nuk shfaqi asnjë kompleks apo rezervë në përballjen me Ibran, pavarësisht se ky i fundit shquhej për sjellje arrogante dhe provokuese. Raiola i tha në sy atë që realisht mendonte për sulmuesin. Nuk bëhej fjalë për ndonjë compliment. “I pëlqeva Zlatan-it pasi isha i pari që i thashë se ishte një trap. Madje i thashë se duhej të punonte më fort. Të gjithë të tjerët i thonin vetëm gjëra të bukura, ndërsa unë i tregova të vërtetën, për ta bërë edhe më të mirë”, tregoi menaxheri i plotpushteshëm, Mino Raiola për Jim White të “TalkSport”. Në autobiografinë “Unë jam Zlatan”, vetë Ibra konfirmon prezantimin e parë mes tij dhe menaxherit Raiola. Një prezantim që ishte gjithçka përveç se i sjellshëm dhe i edukuar, duke zbuluar faktin se këshilla e parë e super agjentit në adresë të sulmuesit ishte “ik pirdhu”, për shkak të arrogancës së vetë suedezit. “Po përjetoja në mënyrë të tepruar delirin e madhështisë. Por gaboja, pasi ishte e vërtetë që nuk kisha bërë ende shumë gola dhe se isha shumë dembel. Por, kur u ndërgjegjësova mbi këtë fakt, nisa të mos e kursej më veten, as në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje”, ka shkruar Ibra në autobiografinë e tij, të publikuar pak kohë më parë. Rezultatet e kurës “Raiola” nuk vonuan të jepnin efektin pozitiv, duke transformuar kështu sulmuesin aktual të Manchester United në një nga futbollistët më të fortë dhe fatalë në botë. “Nuk duhet punuar kurrë me frikë. Pasi duhet besuar gjithmonë në atë që bën dhe shqetësimi im i vetëm është që të bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mbrojtur interesat e futbollistëve të mi”, deklaroi Raiola në intervistën e tij. Por bashkë me interesat e futbollistëve, edhe ato të tijat, teksa falë transferimeve të Ibra’s, Paul Pogba dhe Henrix Mkhitaryan, këtë verë Raiola ka fituar më shumë para se sa fiton Cristiano Ronaldo në një vit te Real Madrid. “Në harkun kohor të dy ose tre viteve të ardhshme, do të kapërcehet limiti prej 240 milionë euro në Premier League, sipas të gjitha gjasave duke realizuar transferimin e ndonjë amerikano-jugori, për Neymar-in e ri, ose Messin e ri”, ka paralajmëruar Raiola.
Raiola për Ibrahimovic: “Ti je një trap…Ik pirdhu…!”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Pas një dekade ndërprerjeje, rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup
VIDEO/ Momentet kur policia australiane neutralizon dy autorët mbi urë
Prej 3 vitesh nuk jepte kontributin për rritjen e fëmijëve, procedohet 44-vjeçari në Durrës
Imazhi spektakolar, Toka e fotografuar nga hapësira para dhe pas 53 vitesh! 10 mijë satelitë që orbitojnë dhe një rrezik





