Policia e Hasit ka arrestuar në flagrancë dy të rinj gjatë tentativës për vjedhjen e një banese.
Në pranga ranë Ardit Hoti 20 vjeç, banues në fshatin Dobrunë dhe Emiljan Peca 18 vjeç, banues në Has.
Arrestimi i shtetasve u bë pasi në fshatin Helshan, janë futur në banesën e shtetasit Sh.Ç, ku kanë tentuar të vjedhin banesën.
Por dy të arrestuarit janë pikasur menjëherë nga pronari i banesës dhe duke përfituar dhe nga errësira, janë larguar nga banesa.
Më të marrë njoftimin, policia ka ngritur postbllok dhe është nisur në vendngjarje ku në oborrin e banesës së shtetasit Sh.Ç, në hangarin ku mbante ushqim, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorëve.





