Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka goditur mësuesen e një shkolle.

Ngjarja është shënuar dje, 2 shtator 2016 në Elbasan, ku i riu me iniciale P.Xh., dyshohet të ketë goditur mësuesen K.M., 35 vjeçe, banuese në Elbasan, informon

Ky është informacioni zyrtar i policisë së Elbasanit, ndërsa mësohet se zanafilla është një provim që 17-vjeçari P.XH edhe ai banues në Elbasan, nuk e ka marrë.

Adoleshenti ka ndaluar mësuesen në rrugë duke i kërkuar llogari për ngeljen në provim dhe mësohet se e ka goditur me shpullë.

Vetë mësuesja ka shkuar në polici, ku dhe ka bërë denoncimin.