Një shqiptar 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Firences, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Mediet italiane shkruajnë se shqiptarit, iu gjet e fshehur në kamionin e tij me targa shqiptare, 20 kg marijuanë të paketuar në thasë e çanta.

Sipas hetimeve paraprake, droga kishte ardhur në Itali nga Europa Lindore dhe kishte destinacion tregun toskan. Para se të ndalohej nga policia, 39-vjeçari është parë në furgonin e tij teksa po fliste me një person që mendohet se mund të jetë personi që do i dorëzohej droga.

Ai u arrestua pranë një qendre tregtare të qytetit të Firences.