Nuk ka qetësi dhe paqe për fqinjët tanë. Një tjetër lëkundje sizmike prej 4.3 ballësh është regjistruar në orën 3:34 të mëngjesit të sotëm në provincën e Peruxhës, në Itali. Epiqendra është lokalizuar në 11 km thellësi.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, sipas të cilave tërmeti është ndjerë kryesisht në zonën e Norças. Banorët të terrorizuar dhe me frikën e asaj që ndodhi vetëm pak kohë më parë, kanë lënë banesat dhe kanë dalë nëpër rrugë të frikësuar.
Kryetari i bashkisë së këtij lokaliteti, Nicola Alemano ka saktësuar se ka pasur shembje të vogla në muret antike të qytezës dhe në vende të tjera të dëmtuara nga tërmetet e mëparshme.





