E kishit vrarë ndonjëherë mendjen se kujt i përket portreti i bërë tatuazh në krahun e Noizy-t? Ndoshta ka ardhur momenti të mësoni se bëhet fjalë për ish-partneren e reperit, njëkohësisht mamaja e vajzës së tij të quajtur Leandra.

Megjithatë për pak kohë me siguri nuk do të mund ta shohim më këtë tatuazh në trupin e Noizy-t, pasi siç shihet në fotografi, ai po i nënshtrohet seancave të trajtimit me lazer për heqjen e tij. Siç raporton Lapsi.al, ky ka qenë edhe tatuazhi i parë në trupin e reperit, i cili gjithashtu ka lënë të kuptohet se me ish-partneren, nuk ka më kthim pas.