Në fillim kishte deklaruar se pistoleta i ishte shkrepur aksidentalisht, por gjatë hetimeve doli në pah se policja xheloze i kishte qëlluar kolegut të saj të punës pas një grindjeje për arsye sentimentale.
Pikërisht kjo i kushtoi burgun, pasi përfundoi pas hekurave.
Ngjarja për të cilën akuzohet policja është regjistruar në muajin maj, në Itali.
Hetimet kanë nxjerrë në pah se policja ka qëlluar dy plumba në drejtim të kolegut me një diferencë kohe prej disa sekondash.
Fatmirësisht kolegu i saj shpëtoi vetëm me një plagosje.





