Detaje të reja kanë dalë sa i përket vrasjes së biznesmenit shqiptar në Detroid të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas “Fox news”, 36-vjeçari Franco Juncaj, pronari i një restoranti është vrarë me armë zjarri nga një person i armatosur, i cili kishte tentuar që ta grabiste.
Sipas shefit të policisë, Steve Doluant, grabitësi është kapur në flagrancë nga viktima Juncaj në momentin kur ai po tentonte t’i vidhte në restorant.
Shefi Doulant shpjegoi se grabitësin e ka zënë paniku dhe ka qëlluar nga frika kundrejt tij. Autori i ngjarjes ka qenë vetëm me viktimën në restorant dhe në këtë mënyrë ka mundur të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Deri më tani nuk ka asnjë dëshmitar në vendin e krimit. Vrasësi nuk mundi të grabiste restorantin dhe u largua pa një monedhë të vetme.
“Për fat të keq ai mori një goditje në gjoks dhe ngeli i vdekur. Gjithë komuniteti është shqetësuar rreth kësaj ngjarjeje”, ka thënë Doulant.
Viktima Franco Jouncaj, i njohur me emrin Franko, ka jetuar në SHBA për 36 vjet me radhë dhe kishte një reputacion të mirë.





