Regjisori iranian Babak Khorramdin, i cili jetonte prej vitesh në Londër, është vrarë dhe coptuar nga prindërit për çështje nderi.

47-vjeçari ishte kthyer në vendlindjen e tij, në Iran dhe kishte bërë sherr me babain për shkak se ai nuk ishte martuar ende.

Për këtë arsye ai u vra dhe u coptua nga prindërit, të cilët gjymtyrët ia kishin hedhur në plehra. Të dy prindërit janë arrestuar, ndërsa babai e ka pranuar krimin që ka bërë.

Babak ka bërë disa filma me metrazh të shkurtër në Londër pasi u zhvendos aty për studime.