Dy automjete janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Mësohet se nga përplasja e makinave nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.