Federata Ndërkombëtare e Futbollit kërkon të zgjerojë Botërorin e Klubeve duke rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse. Sipas asaj që publikohet në median gjermane, qeveria e futbollit botëror synon ta çojë këtë numër në 16 ose 32 skuadra. Formati aktual i këtij aktiviteti parashikon pjesëmarrjen e 7 ekipeve, kampionët e 6 kontinenteve dhe skuadrën kampione të vendit organizator të tij. Problemi në këtë pikë qëndron te mënyra e organizimit të formatit të ri duke parë se datat e lëna të lira në dispozicion për klubet mes kampionateve dhe ndeshjeve të përfaqësueseve nuk janë të shumta. Një tjetër ide që është në mendjet e drejtuesve të FIFA është edhe ajo e rritjes së numrit të skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale të një botërori nga 32 në 40. Ndërkaq, përsa i përket botërorit të Klubeve të këtij viti, ai do të zhvillohet në Japoni nga 8-18 dhjetor dhe skuadra që do të përfaqësojë kontinentin europian është pikërisht Reali i Madridit si fitues i Ligës së Kampioneve.
Botërori i klubeve, FIFA kërkon shtimin e skuadrave
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Klea Huta sqaron përfundimisht zërat se është ndarë nga Elgit Doda
Si rrallëherë ‘Opinion’ s’u transmetua: Blendi Fevziu sqaron situatën pas spekulimeve
Thyerje zemre apo Lepuri i Bardhë? Ja kuptimi i trendit më të ri në TikTok
Ndahen çmimet vjetore të gazetarisë 2025, Artur Zheji nderohet me Çmimin e “Karrierës II”





