Një efektiv policie i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, është qëlluar për vdekje nga një i sëmurë mendor.
Ngjarja është regjistruar në Torovicë të Lezhës. Sipas të dhënave paraprake, aktualisht David Qosja, është mbyllur brenda banesës, ndërsa qëllon me automatik në drejtim të forcave të policisë, që po përpiqen ta neutralizojnë.
Nga të shtënat me armë, për pasojë mbeti i plagosur rëndë efektivi i policisë 50 vjeç me inicialet A.K, i cili humbi jeten teksa po dërgohej me urgjencë drejt Tiranës. Qosja ka qëlluar si fillim në ajër, dhe pasi është futur në banesë, ka qëlluar drejt policisë.





