Kapet në flagrancë një 71-vjeçar nga Shijaku me automatik dhe një sërë fishekësh në shtëpi.

Bëhet fjalë për shtetasin Gushi Smoqi, 71 vjeç, banues në Shijak, arrestimi i të cilit u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative.

Policia bën të ditur se në banesën e të moshuarit u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri automatik Mod.56, kaliber 7.62 dhe 8 krehëra me 81 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.