Shqipëri-Greqi në çdo përballje sportive evokon luftë të fortë e ndjenja kombëtare e nëse kjo betejë është në futboll, atëherë interesi është plotësisht i justifikueshëm. Me këtë vëmendje ekipi kombëtar i shpresave zbarkoi në Athinë për një ndeshje që do të vendosë shumë mbi kualifikimin potencial të kuqezinjve.Ekipi i trajnerit Redi Jupi renditet në vend të dytë të klasifikimit të grupit me 12 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje, por ndërkohë ka vetëm 2 ndeshje të mbetura. Rivalët e kuqezinjve, Greqia e Izraeli kanë edhe 4 ndeshje për të luajtur, ndërsa Hungaria edhe 3. Krahas orëve të shtuara të stërvitjes, ekipit tonë kombëtar i është mundësuar edhe njohja me kulturën dhe historinë e Greqisë.“Jam shumë i lumtur që do debutoj në ndeshje zyrtare për skuadrën kombëtare U21. Mendoj se kemi grup lojtarësh mjaft kualitativ. Jam shumë optimist për një rezultat pozitiv dhe shpresoj të fitojmë këtu në mes të Greqisë”, u shpreh Eros Grezda. “Është ndeshje e fortë. Kjo ndeshje do të na japë kualifikim në fazën tjetër. Besojmë se do ta marrim. Besoj se do të fitojë më i miri,dhe këta do të jemi ne”, tha futbollisti tjetër Qazim Laçi.Një barazim ose fitore në Athinë, i shton së tepërmi shpresat e ekipit tonë kombëtar për kualifikim në fazën tjetër,ndaj pritet që sportistët tanë t’i dhurojnë bashkatdhetarëve spektakël mbrëmjen e së premtes në stadiumin “Atromitos” në orën 17:45.
U21, kuqezinjtë kërkojnë kualifikimin ndaj Greqisë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Georgina Rodriguez komenton unazën 3 milionë dollarë të propozimit për martesë: Më e pakta…
A është intimiteti më i rëndësishëm se komunikimi? Ja çfarë tregojnë studimet për lidhjet afatgjata
‘Unë nuk i shoh filmat e mi’, Leonardo DiCaprio: Se kam parë kurrë ‘Titanikun’
Zbulohet vepra më e madhe nënujore në Francë, gjendjet muri 7 mijë vjeçar





