Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka konfirmuar sot heqjen e 6 medaljeve olimpike të fituara nga sportistët dhe shtetët gjatë Lojërave Olimpike të vitit 2008, në Pekin. Nga këto, 3 medalje i përkasin Rusisë. Vendimi është marrë pas ribërjes së analizave antidoping të asaj Olimpiade me metoda më të avancuara. Dy medalje të Rusisë janë të argjendta (Marina Shainova, 58kg në peshëngritje) e Tatyana Firova (atletikë) dhe një e bronztë (Nadezda Evstyukhina, 75kg në peshëngritje). Nga sporti i peshëngritjes vijnë edhe tri medaljet e tjera të hequra nga IOC: armeni Tigran Martirosyan (pesha 69kg), moldavi Alaxandru Dudoglo (pesha 69kg) dhe azeri Intigam Zairov (pesha 85kg).
Rusia humbet 3 medalje të fituara në “Pekin 2008” prej dopingut
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë
Gjermania miraton 800 milionë euro armë për Izraelin
95 ditë protestë, qytetarët vijojnë marshim në kryeqytet
Aktmarrëveshjet e 2026, OSHEE: Përfitojnë reduktim të kamatëvonesës 68.8% të klientëve debitorë





