Tenistja britanike Johanna Konta ka kaluar në raundin e tretë të grand slemit të US Open pas triumfit 2-1 ndaj bullgares Tsvetana Pironkova (6-2, 5-7, 6-2). Por fitorja e britanikes ka qenë e vështirë, madje dramatike, pasi ndeshja e saj me rivalen lindore u ndërpre për 20 minuta pas problemeve shëndetësore që Konta pati në fushën e lojës. Stafi mjekësor që ndodhej aty pranë ndëhyri menjëherë kur Konta u ul në fushë, pasi kishte probleme me frymëmarrjen. Mjekët i vendosën akull në qafë dhe më pas u ulën në karriget e pushimit. Konta pati një luhatje të mënjehershme të tensionit, por më pas e mori veten dhe vazhdoi lojën. Jo vetëm kaq, por ajo arriti të triumfojë në setin e tretë dhe të avancojë më tej në turneun nju-jorkez.
I bien të fikët, por vazhdon ndeshjen dhe fiton
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë
Gjermania miraton 800 milionë euro armë për Izraelin
95 ditë protestë, qytetarët vijojnë marshim në kryeqytet
Aktmarrëveshjet e 2026, OSHEE: Përfitojnë reduktim të kamatëvonesës 68.8% të klientëve debitorë





